Nikoliç kokëfortë: Pa ndërmjetësimin e BE s’ka marrëveshje me Prishtinën

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kurrë nuk do të mund të pajtoheshin për asnjë temë pa “ndihmën” e bashkësisë ndërkombëtare. Ai gjithashtu tha se Serbia është gjithnjë para një sfide të madhe, dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme që ekipi negociator të ketë një kontakt të përhershëm me të

“Kushtet për Kapitullin 35 janë jashtëzakonisht të ashpra, të pafavorshme për Serbinë dhe për mendimin tim plot me kurthe, sepse kërkesat që shtrohen nuk janë të hapura të raportohen, por që mund të jenë shumë e rrezikshme për ne. Nëse tashmë baza e Kapitullit 35 ligjërisht është detyruese për marrëveshjen në mes të Beogradit dhe Prishtinës për marrëdhëniet e mira fqinjësore, atëherë unë mendoj se delegacioni ynë duhet menjëherë të fillojë të punojë në këtë marrëveshje”, ka thënë Nikoliq për të përditshmen Politika të Beogradit.

Nikoliq ka shtuar se për sfidat e mëdha që duhet përballur pret që pas hapjes së kapitullit mbi Kosovën duhet të deklarohen Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button