Obama, vizitorëve të huaj: Po e monitorojmë aktivitetin e juaj në rrjetet sociale

Gjatë një konference për medie, Presidenti Obama është pyetur nga Reuters, nëse Qeveria po monitoron plasimet në rrjete sociale, të vizitorëve të huaj që e vizitojnë, apo kërkojnë vendbanim, në Shtetet e Bashkuara. Përgjigja e tij ka qenë: Definitivisht, po.

“Është me rëndësi të bëhet dallimi, mes pasimeve publike – media sociale në faqe të Facebookut – si dhe komunikimeve private, përmes aplikacioneve të ndryshme, në rrjete sociale. Zbatuesit e ligjit dhe profesionistët e inteligjencës, në mënyrë konstante janë duke monitoruar plasimet publike, si pasqyrë e procesit të vizave – po hetohen individët çfarë kanë thënë në mënyrë publike, që të pyeten për formulimet që i kanë bërë”, ka thënë Obama.

Kjo nuk duket të jenë befasi për askënd.

Kur plasoni diçka në murin e Facebook-ut, apo llogarinë në Twitter, ato shihen nga çdokush, përfshirë edhe Qeverinë e SHBA-së.

Por, sa i përket monitorimit të bisedave private, Presidenti Obama, nuk ka dhënë përgjigje të qartë.

“Biseda mes dy personave, është e vështirë të definohet. E tëra që mund të bëjmë, është të lidhemi me teknologjinë e lartë, në mënyrë që përmes rrugës së duhur, të bimë në gjurmë, të terroristëve të mundshëm”, tha ai

Megjithëse Obama ka thënë se “Qeveria nuk ka kohë të lexoji secilin mesazh apo plasim, në rrjetet sociale”, amerikanët nuk po shqetësohen për “njeriun prapa perdeve”, që po i lexon shkrimet e tyre; është e pamundshme, shkaku i sasisë së madhe të të dhënave, që mblidhen.

Deri më tani, bëhet e ditur se në Shtete të Bashkuara, monitorohen vetëm plasimet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button