Sulmet e koalicionit vrasin gabimisht dhjetë ushtarë irakianë

Një sulm ajror i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pa dashje mund t’i ketë vrarë më shumë se dhjetë ushtarë irakianë, njofton REL.

Incidenti i së premtes ka ngjarë në jug të qytetit Fallujah të Irakut.

“Pavarësisht koordinimit me forcat irakiane në terren, raportet fillestare tregojnë se një raketë e koalicionit i ka lënë të vdekur dhjetë ushtarë irakianë”, ka njoftuar Pentagoni.

Koalicioni që e lufton Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe Irakut për vrasjen e pjesëtarëve të guximshëm të forcave të Irakut të cilët e luftonin IS-in.

Sulmet ajrore në atë pjesë, sipas koalicionit, janë kryer bazuar në informacionet e dhëna nga forcat irakiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button