BDI-ja cakton koordinatorët e njësive zgjedhore

Në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është vendosur që nënkryetarët e partisë të caktohen për koordinatorë të katër Zonave zgjedhore ku BDI-ja do të garoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill, njofton Alsat M.

Kryesia qendrore e BDI-së, vendosi që nënkryetarja Teuta Arifi të jetë koordinatore për njësinë zgjedhore numër 1, nënkryetari tjetër Sadulla Duraku koordinator për njësinë zgjedhore numër 2, Izet Mexhiti për njësinë zgjedhore numër 5, dhe nënkryetari tjetër Nevzat Bejta koordinator në njësinë zgjedhore numër 6.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ishte partia e parë politike që krijoi Shtabin Qendror Zgjedhor që para dy muajve, duke emëruar ministrin e ekonomisë, Bekim Neziri si kryetar shtabi.

Pasuan krijimet e shtabeve zgjedhore lokale në gjitha degët e kësaj partie. Ndërkohë që u bë edhe promovimi i Shtabit Qendror Zgjedhor me moton “Fillojmë”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Bdi , i rregulloi tw gjitha hallet e Miletit dhe tani i mbet me u pregadite per zgjedhje qe do te ndoshin pas 5 muajve….
    Cfarè injorance …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button