LR-PDSH: Përkrahim kërkesat e të punësuarve në ESHS

“LR-PDSH ndanë dhimbjen bashkë me ju, të punësuarit në Entin Shtetëror për Statistika, përkrah të gjitha kërkesat tuaja legjitime dhe ju inkurajojmë për çdo hap të cilin do ta ndërmerrni, por duke ju kërkuar falje sepse ndihma jonë nuk mund të jetë aq e madhe aq sa ju duhet juve, sepse duart i kemi të lidhura dhe veprat tona nga ajo siç meritoni”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

Nga Lëvizja për Reforma në PDSH, shtojnë se tash e 15 vite në pushtet, kemi një parti shqiptare e cila është partner me një parti nacional shoviniste ku sipas tyre, edhe fëmijët në djep edhe zogjtë e malit e kanë kuptuar se kjo parti shqiptare-vasale është një hiç në këtë Qeveri dhe interesat e tyre janë interesa personale për t’u pasuruar duke mos çarë kokën për problemet e tona të cilat dekada me radhë i kemi në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button