Merale Ferati: Qeveria aspak serioze në qasjen ndaj ndotjes

Deputetja e PDSH-së,  Merale Ferati  theksoi se ndotja e ajrit në Tetovë është një çështje që nuk është trajtuar dhe nuk po trajtohet seriozisht nga Qeveria.

Ajo në emisionin “10 minuta” në TV21, theksoi se situata me ndotjen në Tetovë është alarmante, pasi që  niveli i ndotjes është 20 herë më i lartë sa norma e lejuar.

Deputetja Merale Ferati shpreh shqetësime edhe për hulumtimin e publikuar  nga Banka Botërore, ku siç thuhet  në Maqedoni 1350 njerëz gjatë një viti ndërrojnë jetë, për shkak të ajrit të ndotur.

Duke komentuar protestat masive në Tetovë, deputetja e PDSH-së  thotë se ajo që po ndodhë në Tetovë   është zgjim i qytetarëve për të kërkuar atë që me të drejtë u takon. Sipas saj, nëse kombinati “Jugohrom” nuk mbyllet, protestat me siguri do të radikalizohen.  Ajo thekson se është absurde që si ndotës kryesor të  përmenden oxhaqet e shtëpive, apo t’u kërkohet qytetarëve që të mbyllin dritaret kur ajri është i ndotur. Duke folur për përgjegjësinë politike dhe institucionale, deputetja Ferati thotë se dikush duhet të jap dorëheqje.

Sipas saj,  BDI me sjelljen e saj nuk është serioze duke i hedhur fajin herë një institucioni dhe herë një tjetri, pasi siç nënvizon ajo, problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë, por me vendime politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button