A do të ndodhë federalizimi i Maqedonisë?!

Çështja për një federalizëm të mundshëm të shtetit është spekulim. Analiza e porositur nga ana e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në asnjë pjesë nuk ka shqyrtuar këtë çështje, kështu konstatojnë profesorët e universitetit që ishin pjesëmarrës në edicionin e mbrëmshëm të Click Plusit në TV21.

Ekziston hapësira për ndërhyrje legjislative në përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror. Ajo që mungon është vullneti politik për të zbatuar marrëveshjen, kështu mendojnë mysafirët e emisionit.

Duke argumentuar në lidhje me këtë çështje, ne nuk mund të flasim për përgjegjësinë e BDI-së. Parashtrohet pyetja themelore. Pse tani? Mos vallë ata ishin budallenj që këtë dokument nuk e kanë nxjerrë 5 vite më parë, ose 10? Çështjet e njëjta dhe zgjidhjet qëndronin 7 vite më parë. Para 5 viteve që kur hynë në qeveri, të themi se iu deshën 3 vite kohë që të fillojnë me punë, por ja 5 vite. Pse tani kërkojnë që të diskutohen këto gjëra? Pastaj, ata në pjesën më të madhe të rekomandimeve janë duke e shqyrtuar ligjin e vet të gjuhës, duke marrë parasysh se vet ata kanë propozuar ligjin për gjuhët“, thotë Lubomir Fërçovski.

“Është shumë i qartë paragrafi 2 i amendamentit 5, gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve është gjuhë zyrtare, ashtu siç përcaktohet në këtë nen. Dallimi në mes paragrafëve 1 dhe 2 thotë se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në gjithë territorin e RM-së dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se gjuha shqipe, ose 20% e popullatës qe flet gjuhën e vet është gjuhë zyrtare në ato zona që janë përcaktuara në paragrafin 3, 4, 5. Për këto arsye bëhet fjalë për gjuhë zyrtare”, tha Vllado Popovski.

“Është fyese për shqiptarët që ata të vendosen në një kategori statistikore. Dhe me këtë ligj dhe me këtë kushtetutë ne kemi krijuar komb statistikor. Unë mendoj se me moszyrtarizimin e gjuhës shqipe, është një nga pikat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që për 14 vite ende nuk është zyrtarizuar”, thotë Blerim Reka.

„Në qoftë se ne duam të kuptojmë, Maqedonia është thellësisht e ndarë në bazë të vijave etnike dhe fetare, dhe është një shoqëri e ndarë dhe çdo gjë që punohet prej viteve 90-të e 91-një, nuk është në favor të kohezionit. Në qoftë se ne duam të kemi besim, besimi nuk mund të ndërtohet duke mohuar kombin maqedonas dhe mundësinë që kombi maqedonas të ketë shtet“, shtoi Konstantin Minovski.

Profesorët janë të mendimit se hapja e çështjes së rishikimit të Marrëveshjes së Ohrit në këtë situatën politike që ka lidhje me marrëveshjen e Përzhinës tregon se duke luajtur me çështjet në baza etnike gjithmonë do të kenë përfitime politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button