A ka ardhur koha të rrëfehemi?

PROLOG : “Was ist an Heiligen so gefährlich, daß man sie unbedingt totschlagen muß?” könnte man sich fragen.

Mbase formën vijuese këtu e shohim të rrjedh me një proverb gjermane si prolog që në dukje do tingëllonte si digresion, megjithatë, arsyeja e veçimit pikërisht të kësaj urtie, është në frymën e tipizimit të dukurisë temëtrajtuese e lidhshmërinë e saj reciproke me ca sub-motive socio-psikologjike që pandërprerë prekin tek ndërdija e pavullnetshme e masës ( njeriut ) si dhe faktorëve të saj latent e përcjellës.

Këto “totemë” ushtrues të përhershëm, dhe indikues në vetëdijen individuale e më pas kuptohet edhe kolektive, pasueshëm tutje determinojnë “natyrshmërinë” e manifestimit kompleks të formave të reaksioneve – individuale e grupore, mentalitetin e të menduarit dhe atë të veprimit sipas gjendjeve e impulseve potente të karakterit shoqërorë si shuma të situatave, gjendjeve, niveleve dhe karaktereve të personaliteteve në një mjedis të dhënë.

Vetëm qeniet individuale janë të prirura të admirojnë atë që më pas do urrejnë.

Nga njëra anë – kjo. Por, cilësia e gjendjeve dhe impakti i raportit sasior si formal ndonëse si po manifestohet, si shprehet, si arrihet e cilin artikulim social do e rezultojë nga ana tjetër subjektet kolektive përgjatë reflektimit shoqërorë të interaksioneve dhe dukurive bashkëjetike, janë derivate të “uratës së përsëritur kolektive”. Janë prodhime të ambicieve surogate dhe natyrës së synimeve të paracaktuara me faktorizime kompleksesh ( deficitesh ) socio-kulturore e politiko-ekonomike.

( Këtu ndërhyn përjashtimi i të qenurit Humanist, aty ku nuk është zbërthyer, as ideja, as kuptimi e as besimi në një qenie të së mundshmes, që do diktonte vetëm kahje të hapura udhëkryqi )

– të qenurit koshient me infinitin etiketues e përveçim joobjektiv

– ose te jesh martir i kryqëzuar i mentalitetit të konspiracioneve, përsëri si antagonist i realiteteve paralele.

– mbetja e udhëkryqit është ravijëzimin koshient i sprovave të zakonshme interaktive të marëdhënieve njerëzore, peripecive e frekuencave të sfidave individuale e praktikave kolektive. Nga njëra anë dhe së dyti, nga formacionet rendëse të epokave me stadet e tyre socio-politike dhe frymave filozofiko – kulturore, përnga kultivimi i qenies në marëdhënie me rrethanat dhe simbolet e tëhuajësimit .

E sa arrihet, respektivisht, ky sinkronizim realizues mëtej konform ligjshmërive dhe rendit mjedisorë e periodik, në harmonizimin e fenomeneve shoqërore dhe sa ështe në gjendje përceptimi ynë intuitiv e shqisorë dhe vetëdija e jonë logjke të njohë e të sistemojë veprimin e faktorëve..?

E përsëris : Vetëm qeniet individuale janë të prirura të admirojnë ate që mëpas do urrejnë !

Dmth. cilat janë nivelet dhe në ç`objektiva e paragjykon një qenie individuale, një qenie kolektive e një segment epokal, apo një tangjentë fryme, kohore e hapsinore, përfshirë këtu edhe sensin e ushtrimin aktiv të kategorive metafizike, qofshin profane e sekulare ato ?

Besojmë në dy momente, që të jenë ato që bien në fisnikërinë e arritjeve të esencës njerëzorë, sipas rrafshit dimensional :

– përderisa në shprehjen frymorë të jenë, madhështia e pranimit të paqësisë përmes sakrificës e faljes ; ndërkaq në atë të manifestimit fizik ndërhyn,

– kreativiteti – si arritje e krijimit të një vepre me vlerë universale…

Natyrës njerëzore tutje i atribuohen edhe manire episodike, flakim, përjashtojmë, persekutojmë, nënçmojmë, përfolim, etiketojmë, abuzojmë, shpifim, intrigojmë, shantazhojmë, s`durojmë, dëmtojmë, xhelozojmë…- mbase edhe pa patur aftësinë perceptuese për t`i njohur e apsorbuar faktet e rrethanat…!

Individumet, mbase të njëjtën, në varëshmëri nga një gjendje dhe situatë tjetër si-objektive përnjëherë trillojnë empatinë e vullnetit të imponuar nga ndërdija në manifest fizik e lëndorë qoftë lakmim subjektiv, përvetësim, mishërim, ekspozim,, lavdërim, mandje edhe si lajthitje të imponuara, përtek aludojmë të mbrojmë ose përjetësojmë..!

Të jetë mbase varshmëria kolektive nga hipokrizia si regull ilegal e opurtunist i logjikes së përçapjes dhe ndërlidhjes ( ndërfutjes ) së “parakohëshme” respektivisht të ndërgjegjes së pagatëshme në integrimin e etablimin e qenies në nivelet e mundëshme të synimit parafytyrues të progresit dhe baraspeshës shoqërore…?

Nga ajo që na bën jo-objektiv, të pasinqertë, smirak, përgojues e… edhe jomiqësorë…?

Si zhvendosim edhe shkallëzimin e vlerës çmuese e nderuese, nga kulti i amplitudes si ikonë heroi e deri në minimumin e një portreti të zhvlerësuar deri në zuzarllëk egoizmi, gjithnjë sipas një reprize të lojës së hershme me regulla të momentit të ri…!

S`na lejohet të harojmë, gjithnjë sipas “lojës së sistemit të dijenisë” është fort e qartë – aq sa ishim shpikës të Fjalës, do jemi edhe pronarë të Rrenës ! Sa të urtisë, aq edhe të marrëzisë, sa të dijes aq edhe të injorancës.

Aq edhe më dileme mbetet determinizmi i pushtetit të përcaktimit të formës ekzistenciale të qenies përkrah filantropisë apo të mizantropisë…!

Diskurset variabile të formatizimeve shembëlluese si kreatura dyzimesh të lëngut shpirtërorë e konkretizimit lëndor në frontin biografik, reciklojnë nyansën mjedisore ( shoqërore ) të kohës dhe hapësirës. Gjithmonë me vetëdije se qasja e momentit fizik, të një realiteti paraqet rezonim të njëanshëm, por edhe njëherit të mangët.

P.S

Prologu i mësipërm gjerman që në parafrazim thot : ..çka është aq e rrezikshme tek i Shejti, që u dashka vrarë patjetër ai – mund të pyeste veten njeriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button