“Bashkëpunim dhe respekt më të madh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit eurointegrues, kushtet drejt BE-së dhe raporti i shteteve anëtare të BE-së përballë vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin çështje që u shtjelluan në debatin me temë “Vendet anëtare të BE-së dhe zgjerimi drejt Ballkanit”, të organizuar nga fondacioni Shoqëri e Hapur, raporton Portalb.

Bashkëpunim dhe respekt më të madh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkoi Korina Statulat, nga Qendra për politikë europiane- Bruksel.

Në një linjë të mendimit ishte edhe Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim europian. Sipas tij, fjala kyqe që dominon në të gjitha raportet është “lidhshmëria”, që duhet të krijohet mes vendeve që pretendojnë të jenë në BE. Mirëpo, ai potencoi edhe disa dobësi të procesit eurointegrues.

“Hapen tema, ndërsa nuk jepen mekanizma për zgjidhje. BE nuk duhet të ketë raport vetëm me qeveritë në procesin eurointegrues. Nevojiten edhe aktorë tjerë që duhet të përfshihen në proces, si: shoqëria civile, biznes sektori, mediat, …, sepse jo vetëm qeveritë hyjnë në BE”, ka theksuar Mariçiq.

Joanis Armakolas nga Univerziteti Maqedonia në Selanik, porositi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos e shikojnë Berlinin si mbrojtëse, por të krijojnë diplomaci konstruktive publike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button