Putin flet për herë parë për vajzat e tij, ja ku jetojnë ato

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili njihet për ruajtjen e privatësisë duke folur rrallëherë për familjen, ka folur për veten dhe vajzat e tij Maria dhe Katerina.

Ai tha se të dyja vajzat e tij janë shkolluar dhe jetojnë në Rusi, megjithëse në mediat perëndimore thuhet se ato nuk jetojnë në Rusi.

“Ato kanë nisur hapat e para në karrierën e tyre. Jetojnë në Rusi dhe nuk janë të përfshira në politikë apo biznese. Ato thjesht nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes”, tha Putin.

Katerina punon si drejtuese e lartë në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është gruaja e Kirill Shamalov, një multimiliarder, pronar i kompanisë Sibur që merret me tregtimin e kimikateve. Ajo përdor emrin e burrit për të mbajtur larg mediat. Ndërkohë vajza tjetër, Maria, thuhet se jeton dhe punon në Holandë, pavarësisht se Putin këmbëngul se jetojnë në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button