“Grupet e punës”, ende asnjë marrëveshje për çështjen e mediave

Grupet e punës të partive politike janë ende shumë larg marrëveshjes për çështjen e mediave madje sipas ndërmjetësimit Piter Vanhojte situata është as shumë e tensionuar sa që është vështirë të pritet harmanizimi i qëndrimeve lidhur me propozimet e shtruara në takimin e fundit në klubin e deputetëve, njofton Alsat M.

“Nuk jam i sigurt nëse së shpejti do të mund të arrihet zgjidhje pasi situata është e tensionuar, sidomos me afrimin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit e cila duhet të ndodh brenda disa javëve. Pres që në sipërfaqe të dalin shumë emocione që do ta vështirësojnë edhe më shumë arritjen e marrëveshjes”, tha ndërmjetësuesi belg, Piter Van Hojte.

Debati është përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve afatshkurtra që do ta rregullonin këtë sferë deri në zgjedhjet e prillit. Dallimet kryesore kanë të bëjnë me ligjin e mediave, taksën radiodifuzive, reklamimi qeveritar, shërbimi publik RTVM dhe agjencinë e mediave. Faktori ndërkombëtar insiston në departizimin dhe depolitizimin e mediave me qëllim krijimin e baraspeshës gjatë raportimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button