Erdogan: DAESH-i dhe Al-Kaeda janë armiq të qytetërimit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se organizatat terroriste si DAESH-i dhe Al-Kaeda muslimanëve u kanë shkaktuar dëme të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

“Organizatat siç janë DAESH, Boko Haram, Al-Shabaab, Al-Kaeda u kanë shkaktuar aq dëme islamit dhe muslimanëve sa që përgjatë historisë shumë pak armiq kanë arritur një gjë të tillë”, tha Erdogan.

Në fjalimin në Konya në manifestimin qendror me rastin e 742 vjetorit të vdekjes së Mevlana Gjelaludin Rumit, Erdogan tha se me fjalët e tij Mevlana mbarë botës i përcolli porosinë e dashurisë dhe bamirësisë.

“Kujtimi për Mevlana Gjelaludin Rumi para se gjithash është të kuptuarit e personalitetit të tij dhe veprave të tij”, tha presidenti turk.

Ai theksoi se me të drejtë organizatat terroriste janë armiq të qytetërimit të dashurisë që propagandojnë islam.

“Nëse marrim parasysh organizatat që sot kanë kanë përfshirë botën islame, do të shohim se të gjithë ata janë armiq të qytetërimit tonë të dashurisë që  është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të saj edhe vet Rumi”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button