Më së ftohti në Berovë – 10, mbi zero temperatura vetëm në Dojran

Berova sot është qyteti më i ftohtë në Maqedoni. Sipas DPHM atje janë shënuar minus 10 gradë. Në Mavrovë, -8, në Shkup  dhe Kriva Pallankë – 7, Tetovë, Lazaropole, Manastir, Demir Kapi dhe Dibër -6, Prilep, Shtip, Strumicë, Krushevë dhe Kumanovë -5, Ohër, Pretor dhe Kavadar -4, në Vinicë -3, Gjevgjeli -2 dhe Dojran 1.

Gjatë natës moti ishte kryesisht i kthjellët me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Sot në mëngjes nëpër disa fushëgropa ka paraqitje të mjegullave, ndërsa më shumë mjegull ka në Demir Kapi ku dukshmëria është ulur në 100 m.
Paradite do të jetë mot me diell, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri në 13.

Në Shkup moti gjatë paradites do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare dhe temperaturë deri në 9 gradë Celsius.

Edhe më tej do të mbajë mot stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë. Nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, veçanërisht në pjesët perëndimore ku mund të ketë edhe reshje lokale të shiut, ndërsa periudha dielli do të ketë në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriperëndimore. Nga e hëna do të ketë më shumë kushte për mjegull nëpër fushëgropa, që do të kontribuojë këtu të ketë edhe temperatura më të ulëta.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button