SHBA-të nuk kanë ndryshuar politikën ndaj Asadit

Edhe pas takimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dje në Moskë, SHBA-të do të bashkëpunojnë me Rusinë në Siri dhe se administrata amerikane nuk ka ndryshuar qëndrimin se Asadi nuk ka më legjitimitet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit John Kirby, pas takimeve të Kerry-t në Moskë u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me politikën e SHBA-ve mbi Sirinë. Në pyetjen për pikëpamjet e SHBA-ve dhe Rusisë rreth të ardhmes së Bashar Asadit në Siri, Kirby deklaroi: “Pikëpamja jonë rreth të ardhmes së Asadit në Siri nuk ka ndryshuar”.

Ai ka shtuar se populli i Sirisë nuk do të jetë i sigurtë derisa në qeveri të ndodhet Asadi. “Nuk kemi ndryshuar asnjë mendim në çëshjten e largimit të Asadit”, tha Kirby.

Ndërsa në pyetjen se “në pikëpamjet tuaja ka patur ndryshime por kjo ditën e djeshme ka vajtur edhe pak më tej kësaj ku Sekretari Kerry ka thënë se ‘me Rusinë kemi të njëjtat pikëpamje në çështjet themelore në Siri‘ dhe ai i është referuar vetëm pikëpamjeve se SHBA dëshiron largimin e Asadit dhe nëse ky është ndryshim i pozicionit, Kirby u është përgjigjur gazetarëve.

“Në çështjen e Asadit politika jonë nuk ka ndryshuar. Rreth kësaj mund të themi shumë fjalë por qëndrimi ynë për këtë çështje nuk ka ndryshuar. Asadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë. Mund të takohemi në deklaratën e Gjenevës dhe mund të tregojmë përpjekje për bashkimin e të gjithë Sirisë në këtë proces tranzicioni. Nuk besoj se dikush me mendje të shëndoshë në Siri mendon se Asadi është lideri i duhur për Sirinë”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

Presidenti amerikan Barack Obama pas fillimit të luftës në Siri në vitin 2011 ka thënë se “e ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet nga populli sirian por Asadi po mbyll rrugën e tyre”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button