Thaçi kujton Jugosllavinë dhe Titon

I mllefosur ndaj mundësisë që Kosova as këtë vit mos të marrë rekomandimin për liberalizim të vizave nga Këshilli i Europës, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi kujton kohën e Jugosllavisë kur mund të lëvizej lirshëm nëpër Evropë.

Edhe pse e quajti krahasim paradoksal, Thaçi tha se sot qytetarët e Kosovës po mbesin të izoluar, derisa “në kohën e Jugosllavisë, qytetarët kanë udhëtuar nëpër krejt Evropën, me atë realitet që ka qenë”.

Megjithatë, ai u kujdes të theksojë se nuk ndjen asnjë nostalgji për Jugosllavinë dhe Titon.

Thaçi: Në kohën e Jugosllavisë qytetarët kanë udhëtuar nëpër krejt Europën

“Ne kemi qenë të trajtuar si qytetarë të rendit të dytë, pa dashur të bëjë paralele, në kohën e Jugosllavisë. Asnjë nostalgji nuk e kam as për jugosllavin as për Titon. Përkundrazi, por qytetari ka udhëtuar nëpër krejt Europën me atë realitet që ka qenë. Është j krahasim krejt paradoksal, ndërsa sot qytetari i Kosovës, për fat të keq, ka mbet i izoluar në Kosovë. Pa dashur të bëjë ndonjë paralel mes atij sistemi dhe Brukselit , por zot vazhdon trajtimi për Kosovën sikur me qenë qytetarë i kategorisë së dytë në Europë”, tha ai.

Thaçi kështu u shpreh gjatë fjalimit të tij sot në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, për këtë vit, derisa foli për liberalizimin e vizave, ku tha se nuk ka asnjë arsye më që Kosovës mos t’i jepen rekomandimet pozitive për liberalizim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button