Komuna e Tetovës: Jemi me protestuesit, jo me ata që e sulmuan objektin e Komunës

“Komuna e Tetovës edhe njëherë shpreh përkrahjen e saj për protestat e ditës së sotme dhe të nesërme, dhe vlerësojmë se një shprehje dinjitoze e vullnetit të qytetarëve për një brengë të cilën të gjithë së bashku e ndajmë, paraqet parakushtin themelor për vitalitetin e një shoqërie demokratike, e cila zgjodhi me plot të drejtë të ngris zërin, në momentet kur asaj i privohen të drejtat themelore, në këtë rast e drejta për ajër të pastër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Nga atje thonë që qytetaria tetovare sot shprehu një pakënaqësi dhe revoltë, të cilën ne as që mund ta mohojmë, as që mund të mos e marrin në konsideratë, përkundrazi, punojmë çdo ditë që të jemi në shërbim të tyre, por mbi të gjitha protestën e vlerësojmë si një nga veprimet më demokratike të një brezi të ri, i cili përballet me sfida të tjera dhe parimisht të drejta, nga ato të mëparshmet që kryesisht kanë pasur karakter etnik dhe folklorist.

“nuk mund e të mos shprehim keqardhje që i gjithë ky zemërim, në parim i drejtë dhe i çiltër, nga grupe të caktuara instrumentalizohet, dhe drejtohet vetëm ndaj komunës së Tetovës. Ne nuk jemi e vetmja pike referimi ndaj këtij problemi, të cilin e ndjemë si të gjithë qytetarët e tjerë, por në të njëjtën kohë kemi edhe përgjegjësinë institucionale që të ndërmarrim masa për të luftuar atë, në kornizat e mundësive dhe autorizimeve që si komunë i kemi. Jugohromi, apo ndotësi i cili po kryen gjenocid ekologjik mbi qytetarët tanë, nuk është në territorin e Komunës së Tetovës. Masat e tjera të kontrollit ndaj industrive të rënda në këtë rast fatkeqësisht janë nën kompetencën e qeverisë, prandaj duke mos hequr përgjegjësinë për pjesën tonë, nuk mund të mos theksojnë fokusimin e pa drejtë të këtij problemi vetëm tek Komuna e Tetovës. Shprehim gjithashtu keqardhje për ofendimet, gjuhën e urrejtjes si dhe hedhjen e objekteve të forta drejt komunës nga një grup i caktuar, duke theksuar se ky veprim nuk i shkon për shtati kauzës ekologjike të protestës. Komuna ju siguron se ka dëgjuar zërin qytetar që në fillim të shfaqjes së këtij problemi, kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim një sërë masash të luftojmë ndotjen, dhe duam të bëjmë me dije se do të jemi në krye të një procesi ndër institucional, për të gjetur kanalet dhe për të bërë presionin e nevojshëm së bashku, drejtë zgjidhjes së këtij problemi”, shtojnë nga Komuna e Tetovës.

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button