Qytetarët do të paguajnë kompensim për ngrohje qendrore

Komisioni për çështje ekonomike dhe komisioni ligjdhënës-juridik i refuzuan të dy projektligjet për ndryshimin e Ligjit për Energjetikë. Njëri i propozuar prej deputetëve të opozitës, kurse tjetri prej deputetëve Pavle Trajanov, dhe Liljana Popovska. Në fakt, që të dy zgjidhjet ligjore parashohin ndryshime me të cilat qytetarët të cilët nuk përdorin ngrohje qendrore, të mos paguajnë kompensim. Deputeti i LSDM-së, Marijan Daskallovski, duke iu drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kërkoi që së paku njëri prej dy propozimeve të kalojë, me qëllim që t’iu ndihmohet qytetarëve të dëmtuar, duke kërkuar edhe shpjegim se pse nuk duan ta mbështesin këtë propozim, me të cilin preken 12.000 qytetarë, njofton TV21.

“Ne jemi pjesë e këtij parlamenti falë qytetarëve. Si do t’i shikojmë në sy dhe si do t’i kërkojmë votat e tyre për zgjedhjet e ardhshme, në qoftë se nuk pranojmë asgjë që ata propozojnë. Me të vërtetë nuk e di. Kërkoj prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së të më shpjegojnë se pse ky Ligj është i pa pranueshëm”, tha Marjan Daskallovski, Deputet i LSDM-së.

Svetllana Jakimovska e VMRO-DPMNE-së, duke iu përgjigjur Daskallovskit, tha se ai nuk mund të flas në emër të Trajanovit dhe Popovskës, duke refuzuar të përgjigjet se pse këto propozime, nuk janë të mira për deputetët e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button