Thaçi: BE po i trajton kosovarët si qytetarë të rendit të dytë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i punëve të Jashtme Hashim Thaçi në një intervistë për Radio Dukagjinin ka dhënë vlerësim shumë pozitiv për fjalimin e Presidentes në Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar një fjalim shumë përmbajtjesorë. Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke vazhduar kritikat ndaj Brukselit.

Thaçi gjatë një interviste të dhënë sot në Radio Dukagjini tha se presidentja Jahjaga ka paraqitur sot të arriturat dhe sfidat në të cilat vendi po kalon.

“Fjalimi vjetor i Presidentes i Republikës se Kosovës Jahjaga ka përmbledhë të gjitha aktivitetet e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në kuptimin pozitiv të arriturave, progresit të zhvillimit krijimit të vendeve të reja të punës, të reformave demokratike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, krijimin e Gjykatës Speciale si dhe edhe nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së. Vlerësoj që ishte një fjalim shumë përmbajtjesorë, substancial, miqësor dhe të kornizave të korrektësisë përgjegjësisë Kushtetuese dhe ligjore të saj”.

Gjatë intervistës Thaçi sërish ka vazhdon ka akuzuar Brukselin për qëndrimet ndaj Kosovës.

Ai tha se qëndrimi i Brukseli ka qenë dhe është i padrejtë, diskriminues dhe i ashpër që trajton qytetarët e Republikës se Kosovës si qytetar të rendit të dytë.

Zëvendëskryeministri Thaçi këmbëngulë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për të përfituar rekomandimin për liberalizim e vizave.

“Mund të konkludoj që tani qytetarët e Kosovës jo vetëm që duhet të ndihen të zhgënjyer por edhe të fyer nga ky qëndrim i BE-së ndaj Kosovës”, tha Thaçi.

Ndërsa, lidhur me vonesën e publikimit të raportit të BE-së i cili ishte planifikuar të publikohet sot Thaçi vlerëson se është e qëllimshme dhe e dëmshme për vendin.

“Brukseli duhet ta vlerësoj Kosovën dhe të arriturat e saj dhe sfidat në të njëjtën kohë që po kalon. Kjo vonesë është absurde e qëllimshme dhe e dëmshme për të ardhmen e Kosovës. Kjo vonesë krijon hapësirë për agjendë negative për Kosovën prej të tjerëve.” tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button