Krye bashkiaku i Athinës do të vizitoje Shkupin

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilat transmetojnë një deklaratë të krye bashkiakut të Athinës, ku shpreh gatishmërinë për të vendosur një dialog jo vetëm me Shkupin, por dhe me qytetet e tjera të rajonit. 

“Diplomacia mes qyteteve paraqet përparësi, për shkak se jemi të liruar nga shumë procedura formale, të cilat rëndojnë diplomacinë mes shteteve. Gjithsesi, qytetet e mëdha kanë në thelb problemet e njëjta, që nuk është rast me shtetet. Kështu që, mendoj se mundemi të zhvillojmë një gjuhë të përbashkët jo vetëm me Shkupin por dhe me qytetet e tjera në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Kaminis. 

I pyetur nëse i pëlqejnë përmendoret e “Shkupit 2014”, krye bashkiaku ka thënë se nuk është i njoftuar me projektin, porse “nëse arti është në rend të parë, nuk kam gjë kundër”. 

“Mjafton të mos shfrytëzohen për politikë nacionaliste. Përmendoret janë formë e artit”, ka deklaruar krye bashkiaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button