Berisha: Rama në Shkodër si krimineli në vendin e krimit

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në zyrën e tij, ish-Kryeministri Berisha reagoi ndaj deklaratave të djeshme të Kryeministrit Rama nga Shkodra lidhur me dekoratat e hetuesve të komunizmit. Rama dje pasi kërkoi falje për dekoratat e prokurorëve e gjykatësve të komunizmit, tha se u dekoruan pasi ishin në listën e veteranëve të hartuar nga Sali Berisha. Ky i fundit përgënjeshtroi kreun e Ekzekutivit, duke thënë se në statusi i veteranit nuk përcaktohet asnjë emër konkret.

 “Rama shkoi në Shkodër si krimineli në vendin e krimit. E them këtë, sepse Shkodra ka qenë qyteti me shkallën më të lartë të persekutimit gjatë diktaturës komuniste. Tre kanë qenë armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës: shkodranët, kosovarët dhe grekët. Shkoi atje i shoqëruar nga Beqaj dhe Bushati, në përçatjet e tij jo të denjë për një njeri normal. Statusi i veteranit nuk ka të bëjë me asnjë emër konkret”, u shpreh ish-Kryeministri.

Berisha komentoi edhe deklaratat e Ramës nga Saranda për veriorët, që sipas Kryeministrit “zbritën nga Alpet dhe erdhën në det”. Berisha e quajti të paprecedentë këtë deklaratë të kreut të Qeverisë, madje shtoi se të tilla deklarata nuk ka bërë as diktatori Enver Hoxha. Ish-Kryeministri theksoi gjithashtu se deputetë si Mark Frroku të futur në Kuvend nga Rama, nuk përfaqësojnë popullin verior dhe atë të Pukës. Ai bëri thirrje edhe njëherë për protestën opozitare ditën e nesërme përpara Parlamentit.

“Në Sarandë ndërmorri një sulm të paprecedent ndaj Veriut, sulm në memorien time nuk e ka bërë në shkallë të tillë asnjë politikan. Racizmi i tij ndaj Veriut është një racizëm i pashfaqur ndonjëherë, as Enveri ndonjëherë nuk e shfaqi. Së fundi, pasi futi në Parlament kriminelë nga Veriu, tha se përfaqësojnë Veriun. Mark Frroku s’përfaqëson kurrë Pukën, përfaqëson vrasësit dhe kriminelët. Ke parë det apo s’ke parë det, se çfarë desh të thoshte ai, e di Rama. Por i them një gjë, që shpërthimi i këtij racizmi është sindromë i falimentimit të tij dhe i plagosjes së tij pa shpresë nga revolta popullore e datës 8. U bëj thirrje qytetarëve nga Jugu dhe nga Veriu të ngrihen, fillimi i revolucionit demokratik ishte i jashtëzakonshëm. Do ta mbyll me një thirrje: për të shpëtuar veten nga kjo klikë, nga ky njeri, duhet ta realizojmë me mjete të qëndrueshme paqësore”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button