Pal Lekaj: Mustafa e Thaçi e dinë pse s’ka liberalizim të vizave

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar edhe njëherë punën e qeverisë së Kosovës. Lekaj në një status në Facebook ka thënë se drejtuesit e shtetit kanë premtuar çdo herë heqje të vizave, por sipas tij deri tani ketë kanë mbetur vetëm premtime. Ai ka thënë se Mustafa e Thaçi kanë premtuar edhe punësime.

Ky është statusi i plotë i Lekajt:

Të dashur miq!

Ish kryeministri i Kosovës tani zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës në vitin 2010 kishte premtuar së qytetarët e Kosovës brenda 15 muajve do të udhëtojnë pa viza, Hashim me cilin kalendar i ki nomruar këta 15 muaj sepse kaluan 5 vite dhe BE-ja na thotë nuk ka liberalizim të vizave as për vitin 2016, e pse nuk ka liberalizim?? ti e din më së miri.

Po ashtu në zgjedhjet e fundit nacionalë edhe Kryeministri z. Mustafa ishte zotuar se nëse bëhem kryeministër në vitin e parë të qeverisjes time liberalizimi i vizave është i pa shmangshëm por do të ndodhin edhe procese të tjerë të integrimeve në BE, e për cilat integrime bëhet fjalë?? nuk e dimë sepse në çdo ditë e me shumë po izolohemi si vend.

Ndërsa premtimi i 200 mijë vende të reja punë nga PDK-ja dhe 120 mijë nga LDK-ja ka qenë premtimi me ofendues që ju ka bërë qytetarëve, ndërsa edhe publikisht duheni ti tregoni qytetarëve se edhe këto vende pune janë kanë vazhdimësi e mashtrimeve që i keni bërë si në çdo fushat tjetër.

Ky koalicion që po e udhëheq Kosovën, nuk është ka punon në të mirën e saj, nuk është ka punon as për integrimin e vendit, as për zhvillimin ekonomik dhe ngritje të mirëqenies me të mirë për qytetarë, as në luftim të korrupsionit, as për një sistem me të pavarur të drejtësisë ma thjeshtë nuk është ka punon asgjë.

Kjo qeveri ka treguar “Sukses” në nënshkrimin e marrëveshjeve që janë në dëm të Kosovës, ka treguar “suksese” në izolimin total të vendit, ndalimin e fjalës së lirë në Kuvendin e Kosovës, në arrestimin e deputeteve në rrahjen dhe burgosjen e qytetarëve për mes aparatit të dhunës, kanë treguar “sukses” në ngulfatjen e të gjitha proceseve që janë në të mirë të Kosovës vetëm e vetëm qe ti jetësojnë Marrëveshjet qe janë në të mirë të shteteve fqinje e në dem të Kosovës.

Kjo qeveri duhet ta kupton njëherë e përgjithmonë se shtetet e Bashkimit Evropiani u ndërtuan mbi parimet e përkushtimit të lirisë, të demokracisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut e të lirive themelore dhe të shtetit të së drejtës, e këto parime të BE-së po i mungojnë shtetit tone e në këtë drejtim qytetaret janë mbet peng i izolimit nga kjo qeveri e keqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button