LSDM të martën do të zbulojë trashëgimtarin e Kondarkos

Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko për arsye personale ka braktisur funksionin, ndërsa të martën LSDM do të zbulojë emrin e ri, pa marrë parasysh nëse jetë ai do të jet kryetar apo ndonjëri prej anëtarëve ekzistues. 

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev me këtë rast porositi se nuk do lejojë që në pesë ditë para zgjedhjeve të ndajë ndihmë sociale dhe Ndërmarrjet pyjore të bëjnë prerjen e drunjve që të blejnë vota. 

“Është e mundur që të ketë zgjedhje të parakohshme, por këtë herë vendimi nuk varet nga Gruevski. Anketa e para një jave tregoi dallim prej 6 përqind mes pushtetit dhe opozitës, kjo nuk është shumë dhe e paarritshme. Nevojitet që ta çlirojmë popullin nga frika. Komuna Qendër është shënjestër e kësaj. Nuk do të lejojmë që të bllokohet komuna. Sa do që të jetë perfide skenari ndaj Shipoviqit dhe Zhernovskit ne kemi agjendë, unë jam optimist, ndërsa edhe Zhernovski ashtu, se një ditë ky regjim do ketë fund”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button