Propozohen emrat për kryetarë dhe nënkryetarë të KSHZ-së
Komisioni anketues për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot ka propozuar Aleksandar Çiçakovskin për kryetarë dhe Rexhep Prekopuca për nënkryetarë të KSHZ-së, njofton TV SHENJA.
Përzgjedhja do të bëhet në seancë plenare të Kuvendit, ndërsa është e mundur që e njëjta të mbahet sot.
Dje, në takimin e liderëve u arrit marrëveshja për përzgjedhjen e tre ekspertëve në KSHZ, përpos përfaqësuesve partiak. Përpos Çicakovski dhe Prekopuca, anëtarë- ekspert në KSHZ do të jetë edhe Atanas Urumov.
Lexo më shumë: Maqedoni, sa është e mundur të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike?
Lexo më shumë: Liderët merren vesh: këto janë anëtarët e ri të KSHZ