Thaçi paralajmëron zhgënjim qytetar ndaj BE-së

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar tonet kritike ndaj Bashkimit Evropian, një ditë pas konkluzioneve të Këshillit Evropian për Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi tha se Kosova ka implementuar në tërësi të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, prandaj ai tha se paqartësia e këtyre ditëve e Brukselit paraqet vonesë absurde për liberalizimin e vizave.

Ai tha se kjo vonesë e padrejtë e BE-së ndaj Kosovës po vonon edhe stabilitetin në rajon: “Qytetarët e Kosovës mund të shkojnë të kërkojnë dy shtetësi në vendet e rajonit. Shqiptarët në Tiranë e serbët në Beograd. Atëherë, çfarë po mbetet këtu? Qytetarët me plot të drejtë mund ta bëjnë këtë. Prandaj them se ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, edhe më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Prandaj BE-ja duhet ta ndryshojë këtë fjalor karshi Kosovës, duke thënë se ka dritë në fund të tunelit. Ne qorr nuk jemi, shohim. Me të drejtë çdo qytetar i Kosovës pret këto ditë rekomandim nga BE-ja dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë me të drejtë çdo qytetar mund të ndihet i ofenduar. Dhe për këtë, dy milionë qytetarë kanë të drejtë të dalin e të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë. Natyrisht, protestë të qetë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button