Faktet dallojnë nga mendimet personale!

[Recension: UEJL e humb prestigjin?!]

Faktet dhe dëshmitë, në gazetari janë alfa dhe omega! Gazetari i cili vendos të shkruaj një tekst, duhet të ketë parasysh dëshmitë dhe autenticitetin e tyre. Është shumë joprofesionale të krijohet pështypje negative për ndonjë subjekt duke ngritur në publik probleme të supozuara pa asnjë dëshmi të rëndësishme.

UEJL e humb prestigjin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “UEJL e humb prestigjin?!”

Data dhe koha e publikimit: 09.11.2015

Data e recensionit: 10.12.2015

Recensues:

Teksti që po recensojmë nuk bazohet në asnjë kriter gazetaresk dhe më shumë bën pjesë në kategorinë e (kundër) propagandës, se sa të lajmit! Informacionet janë selektuar në atë mënyrë që, gazetari thirret në atë se “Bëhet e ditur” dhe kjo hedh dyshimin për vërtetësinë e asaj që thuhet.

Universiteti i Europës Juglindore, kohëve të fundit, shënon rënie të cilësisë dhe nga viti në vit numri i studentëve që vazhdojnë studimet aty, zvogëlohet në mënyrë drastike. Bëhet e ditur që ky universitet ballafaqohet me probleme të mëdha financiare si pasojë e numrit të vogël të studentëve që regjistrohen. UEJL ka  humbur  prestigjin e dikurshëm që e ka pasur dhe kalon në një faze të vështirë të mirëmbajtjes së vetë.

Në tekst gazetari “rrëfen” për prestigjin e dy universiteteve, ndërkohë gjithnjë thirret në periudhë të papërcaktuar kohore, duke u arsyetuar para lexuesit se e gjitha çfarë thuhet në tekst ka ndodhur “kohëve të fundit”. E vetmja arsye që autori të bënte këtë tekst do të ishte rezultati i ndonjë ankete që nxjerrë në pah “rënien” e supozuar të këtij universiteti ose konfirmimi i supozimeve me shumë vlerësime studentësh që janë pjesë e tij. Për të konfirmuar ose demantuar këto informacione, i nevojshëm është qëndrimi zyrtarë, gjë që nuk e ka bërë gazetari.

Edhe pse me shumë kampanja ka tentuar të kthejë vëmendjen e studentëve, bëhet e ditur se rezultatet janë të vogla dhe interesimi për studim në këtë universitet bie vazhdimisht. Kjo rënie e regjistrimit të studentëve direkt ka ndikuar edhe në kualitetin e mësimdhënies dhe menaxhimit, që tash nuk dihet se si do të përfundojë. Pas kësaj situate të krijuar, bëhet e ditur se në nivele menaxheriale shikohen mundësi të tjera për funksionimin e tij.

Çështja është më e ndërlikuar dhe gazetari ka raportuar në premisa të përgjithshme! Saktësimi dhe përkufizimi i lajmit, i ndihmon lexuesit për të kuptuar më lehtë lajmin dhe për të kapur thelbin e informacioneve. Edhe në këtë rast, gazetari tendencioz ka hedhur mundësinë (të pakonfirmuar) për shkrirjen e UEJL-së në USHT, mirëpo edhe në këtë rast nuk ka kërkuar qëndrim nga palët!

Një prej varianteve që përfolët është edhe ai i shkrirjes me USHT-në që në të ardhmen edhe mund të ndodh. Edhe më parë në opinion është folur për këtë mundësi, por pas këtyre vështirësive që janë reflektuar edhe në rangimet e këtij universiteti, ky variant mund të jetë i pritur.

Kodi etik i gazetarëve përkufizon qartë: Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. Po i njëjti Kod në mënyrë koncize thekson: Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.

Për të hedhur dyshime mbi prestigjin e UEJL-së, gazetari është i detyruar që lexuesit t’i sjellë një informacion shtesë të shkurtër, i cili i përkujton ata se për çka bëhet fjalë, çfarë ofron dhe cilat janë sukseset e deritanishme të këtij universiteti. Më saktë, duhet patjetër të tregohej se si ka qëndruar deri tani në listën e universiteteve më të mira në vend, rëniet dhe ngritjet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button