Studentë, nxënës, motra, nëna dhe ju qytetarë, të gjithë të bëhemi “Eco-Guerilla”!

Miq të dashur,

Nuk bëhet fjalë vetëm për ndotje por raportet institucionale tregojnë se fjala është për helmim të ajrit në Pollog. Ky helmim ,institucionet dhe organizatat e vendit dhe ndërkombëtare kanë konfirmuar se është kancerogen. Ka disa faktorë të ndotjes , ajër qind për qind të pastër nuk ka askund në planetin tokë, por edhe ajër më të helmuar me grimca Pm 10 se në Tetovë dhe rrethinë nuk ka askund në botë. Mbi 50 % të kësaj ndotje dhe helmimi vjen nga i ashtuquajturi kombinati Jugohrom.

Ky gjigant veç më është e njohur nuk respekton ligjin edhe përkundër tolerancës dhe vazhdimit të afateve me vite nuk instaloi filtrat në oxhaqet e sajë. Qeveria dhe ministri i mjedisit jetësorë këtë e tolerojnë , shtrohet pyetja, pse, tolerohet ky kombinat të djeg materiale diskutabile në furrat e sajë.

Pse ky kombinat nuk plotësoi kriteret ligjore për të poseduar leje integrale përkatëse , dhe për kundër kësaj , nuk i mbyllen furrat. A mund të ketë diçka me interes më të madh për këtë qeveri, se sa shëndeti i popullatës në këto treva ? A është e mundur që shikuar shumë afera joshëse, edhe në këtë tolerancë të ,,diskriminimit pozitiv,, të këtij kombinati nga ana e qeverisë, të fshihet diçka korruptive dhe konspirative për dëmtimin veç më të shëndetit të kësaj popullate me pasoja të dhimbshme, fatale dhe ndoshta afatgjate .

Pra , studentë dhe nxënës të dashur , do të duhet të keni edhe mbështetjen e qytetarëve , nënave, motrave tona , por JU duhet të jeni shtytja sepse për pushtetet të shurdhuar zëri juaj është më i fortë dhe më shpejtë arrijnë në veshët e tyre.

Shoqatat joqeveritare përkatëse gjithsesi ftojnë për bllokadë të rrugëve dhe për protestë të fuqishme, por të qetë dhe dinjitoze. Por mbajeni mend shumë benza të zi të qeveritarëve meritojnë vezë mbi ta, mos dëmtoni bile as fasadën e komunës as xhamat e saj , por ju duhet ta dëmtoni ndërgjegjen e pushtetarëve pula që s’mund t’i bëjnë “gëk” Gruevskit e Peshevskit edhe kur helmohen qytetarët e tyre bile edhe fëmijët e tyre dhe ata vetë.

Pra nuk ka qytetari më të madhe sa që me forma përkatëse ta detyrosh dhe të sfidohesh me një sistem pushtetarësh që hajnia për ta është më e vlefshme se sa ajri i pastër dhe shëndeti jonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button