Seanca të tre Komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe për mbrojtje dhe siguri.

Në seancë të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, në lexim të parë, dhe të Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme,  në lexim të dytë, të parashtruara nga deputetët e opozitës.

Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit penal dhe Propozim ligji për probacion, të dyja në lexim të dytë, janë në agjendën e seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme do të diskutojnë  për propozim ligjin për plotësime të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button