Plenumi Studentor, ultimatum rektoratit të UKM-së

Plenumi studentor i kanë dhënë ultimatum rektoratit të Universitetit Shën Kirili e Metodi që deri të enjten të dalë me qëndrim konkret lidhur me dy fakultetet e stilit barok, për ndërtimin e të cilëve u hoqën 47 pemë nga oborri i këtij Universiteti. Deri në marrjen e një qëndrimi zyrtar, Plenumi Studentor do të ndërpresë të gjitha aktivitetet, njofton Alsat M.

“Ajo e djeshmja ishte vetëm një porosi, me të cilën dëshironim të potencojmë se deri të enjten rektorit i japim afat ultimatues që të prononcohet, gjithashtu të caktohet një seancë urgjente”, tha Kirill Donçov, student – OJQ Mugra.

Përveç reagimeve për shkatërrimin e hapësirave të gjelbra, studentët kanë shfaqur dyshime të reja lidhur me vendimin e përzgjedhjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinieri kompjuterike.

Plenumi Studentor një ditë më parë bllokoi rektoratin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në shenjë revolte për mënyrën e nisjes së punëve ndërtimore për dy fakultetet e stilit barok dhe shkatërrimin e hapësirës së gjelbër dhe mosdhënien e sqarimeve nga rektorati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button