Jemen, armëpushim 7 ditor për ti dhënë shans paqes

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite me kërkesë të presidentit të Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi njoftuan se është arritur armëpushimi 7 ditor mes palëve për shkak të dialogut që do të fillojë sot mes palëve në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të agjencisë shtetërore të lajmeve të Arabisë Saudite SPA thuhet se për shkak të bisedimeve të dialogut të cilat do të nisin sot mes palëve në Gjenevë presidenti jemenas Hadi ka kërkuar nga forcat e koalicionit që të shpallin 7 ditë armëpushim.

Më tej në deklaratë thuhet se forcat e koalicionit duke pranuar kërkesën kanë marrë vendimin për shpalljen e armëpushimit i cili do të fillojë sot në orën 12:00 me orën lokale dhe do të vazhdojë në 7 ditët e ardhshme nga data 15 deri më 21 dhejtor.

Për zbatimin e vendimeve të marra në një mënyrë sa më të shëndetshme, dhe për të dërguar ndihma për njerëzit gjatë këtij procesi si dhe për të parandaluar sjelljet e Husive në rast të prishjes së mundshme të armëpushimit ky vendim i është dërguar Kombeve të Bashkuara. Madje, theksohet se nëse Husitë nuk i përmbahen këtij armëpushimi dhe nëse ndërmarrin akte që prishin këtë armëpushim sulmet do të rinisin sërish.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se operacionet e kryera do të vazhdojnë në mbështetje të popullit të Jemenit dhe në mbështetje të qeverisë legjitime. Këto operacione janë ndërmarrë me kërkesë të qeverisë legjitime. Me bisedimet që do të mbahen ditën e sotme shpresohet që të arrihet një zgjidhje për krizën poltiike në vend dhe vendosjen e stabilitetit dhe besimit duke i dhënë fund terrorizmit dhe luftës në vend.

Presidenti Hadi në një deklaratë të mëparshme kërkoi nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që të ndërpriste sulmet ajrore gjatë bisedimeve në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button