Gruevski u përgjigjet pyetjeve të Komisionit Anketues
“Erdha të përgjigjem. Secili deputetë mori përgjigjet e mia. Dhashë qëndrime që i kam dhënë edhe publikisht dhe i kam përsëritur para opinionit”, kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski pas mbarimit të seancës së Komisionit anketues, ku në rend dite ishte dëgjimi i tij në lidhje me përgjimet, raporton Portalb.
Gruevski ka akuzuar LSDM-në, sipas tij LSDM po shpërndanë urrejtje në mungesë të agjendës konkrete politike.
Dëshmimin e Gruevskit pa praninë e mediave kryetari i Komisionit Petre Shilegov e ka cilësuar si ikje nga përgjegjësia.
“Sot opinioni ishte dëshmitarë për ta parë ikjen e Gruevskit nga opinioni. Përgjigjet e tij i ngjanin humorit. Është e qarte se VMRO-DPMNE nuk ka interes për ta zbardhur rastin”, theksoi Shilegov.
Deputetët nuk kanë zbuluar pyetjet e tyre për shkak karakterit të mbyllur të seancës, ndërkaq nesër para Komisionit Anketues, pritet të dëshmojë, Mile Janakievski.
Rikujtojmë se pas një debati mes anëtarëve të Komisionit Anketues për përgjime, Petre Shilegov, ka kërkuar që mediumet të dalin prej sallës ku mbahet seanca, për shkak se kryeministri Gruevski, me anë të një letre me shkrim, ka kërkuar që dëshmia e tij të mbahet pas dyerve të mbyllura, raporton Portalb.
“Ne nuk e dimë pse Gruevski do të dëshmojë pas dyerve të mbyllura dhe pse dëshminë e tij ta mbajë larg syve të publikut”, tha Petre Shilegov.
Gruevski nuk iu përgjigj gazetarëve se pse ka kërkuar që ai të dëshmojë prapa dyerve të mbyllura.
“LSDM ka frikë, unë do t’u përgjigjem pyetjeve nga ana e Komisionit Anketues. Unë veproj në bazë të rregullores”, deklaroi Gruevski para se të dëshmojë para Komisionit Anketues për përgjime.
Përndryshe, sot Komisioni Anketues për përgjimet, me 14 vota “për” ka votuar rendin e ditës ku në pikë të parë ishte dëgjimi i dëshmitarit, Nikolla Gruevski, pasi që ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska e ka injoruar ftesën për të dëshmuar. /Portalb
Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues për përgjime, edhe Jankulloska injoron dëshminë
Lexo në lidhje me temën: Komisionet kuvendore të krijuara për mos t’i zgjidhur problemet politike në Maqedoni
Lexo në lidhje me temën: Kush po e keqpërdor Komisionin anketues për përgjimet?
Lexo në lidhje me temën: Dëshmia e Gruevskit, përpara Komisionit Anketues shtyhet për të hënën
Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues, edhe Martin Protugjer e injoron ftesën për dëshmi
Lexo në lidhje me temën: Komisioni anketues për përgjimet edhe pas 5 seancave pa punë konkrete