Çavuşoğlu për incidentin në Detin Egje: Turqia nuk dëshiron të rrisë tensionet

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë konferencës së sotme për Libinë të mbajtur në kryeqytetin e Italisë, Romë, u tha gazetarëve se Turqia nuk dëshiron të rrisë tensionet në marrëdhëniet me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

I pyetur për ngjarjen e sotme në ujërat e Detit Egje, në të cilën u përfshinë një luftanije ruse dhe një anije turke e peshkimit, Çavuşoğlu tha se vendi i tij do të njoftojë zyrtarisht për këtë vetëm pasi të zhvillohet biseda me peshkatarin e anijes dhe marrjes së informacionit të nevojshëm.

“Ne pamë deklaratën ruse. Ishte identifikuar anija e peshkimit, dhe pasi të bisedojmë me peshkatarin e anijes dhe marrjes së informacioneve të nevojshme, ne do të japim një deklaratë. Por, ne gjithnjë përsërisim, ne nuk duam tensione. Ne duam që tensionet të kapërcehen përmes dialogut. Hapat të cilat ne i kemi marrë pas ngjarjeve të 24 nëntorit gjithmonë ishin në atë drejtim. Të gjithë e kanë lavdëruar Turqinë e cila ka patur një qasje të pjekur dhe që nuk dëshiron të rrisë tensionet. Prandaj, ne do të dalim me një deklaratë pasi të marrim në pyetje peshkatarin për atë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë”, tha Çavuşoğlu.

Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë me pretendimin se luftanija ruse u “detyrua” të përdorë “armë zjarri për të parandaluar përplasjen” me anijen turke të peshkimit në Detin Egje. Në deklaratë thuhet se pas kësaj anija turke e peshkimit “ndryshoi menjëherë kursin” dhe “vazhdoi lundrimin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button