Ushtria turke ndalon personelin të shkojë në Rusi për pushime

Ushtria turke ndaloi personelin e saj të shkojë në Rusi për pushime në kuadrin e tensioneve mes dy vendeve.

“Shtabi i përgjithshëm ndaloi personelin e  tij dhe kadetët e akademisë ushtarake të shkojnë në Rusi për pushime për arsye sigurie”, raportoi dje agjencia “Anadoll”.

Një anije peshkimi turke është goditur nga luftanijet ruse në detin Egje. Rusia ka deklaruar se ndaj anijes turke është hapur zjarr për të shmangur një përplasje të mundshme

Turqia dhe Rusia po kalojnë krizën më të keqe diplomatike që prej Luftës së Ftohtë, pasi një avion ushtarak rus u rrëzua më 24 nëntor nga aviacioni turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button