Feja dhe Filozofia

Në shumicën e rasteve njohësit e filozofisë në mungesë të njohurive rreth fesë rezultojnë në jo-fetar radikal(anti-teist), njohësit e fesë në mungesë të njohurive rreth filozofisë përfundojnë në fanatikë fetar. Njohësi i fësë dhe filozofisë bëhet person përparimtar ngase e pranon tolerancën si vlerë duke i trajtuar fenomenet nga këndvështrimi real – pa marrë parasysh krijon bindje fetare apo jo-fetare – njohësi i fesë dhe filozofisë kurrë nuk mund të jetë anti-teist(luftues kundër teizmit/fesë) e as nuk mund të jetë fanatik fetar(dogmatik).

Filozofia nuk e mohon fenë, feja nuk e mohon filozofinë ato përplasen kur mungon njohuria ndaj njëra tjetrës. Por, ekzistojnë shumë diferencime në mes filozofisë dhe fesë: filozofia merret më shumë me çështje politike-ekonomike, derisa feja me çështje morale-edukative( përjashtim Islamit i cili ka dëshmuar historikisht që është më shumë sesa fe, pasiqë në doktrinen bazë islame gjenden edhe shumë trajtime politike dhe ekonomike. Në vijën e ketij mendimi qëndron edhe Andrev Heyvood në librin e tij POLITIKA: “ku thotë Islami është më shumë sesa një besim”). Feja kërkon sa më shumë besim, derisa filozofia kërkon sa më shumë dyshime. Besimtari ka frikë të lexoj rreth fesë me sy kritik, por edhe në librat e shejta shpesh hasim në fjalën ‘MENDO’ që është edhe parim i filozofisë para veprimit. Filozofia e Aristotelit të dërgon tek agnostizmi nëse nuk e lexon me sy kritik. Për ta pranuar një ideologji si të vërtet duhet domosdo t’ia besosh elementet që aludojnë besimin apo ideologjinë. Nuk mund të jesh musliman nëse nuk e beson: Zotin një, engjujt, profetet, librat, botën tjetër dhe kaderrin(caktimin e Zotit).

Ashtu sikur nuk mund të jesh marksist nëse nuk beson në: ndryshim dialektik, matrealizëm, barazi sociale, revolucion proletar, komunizëm etj. Bindja tek disa elemente marksiste sigurisht cenon disa elemente religjioze, dhe e kundërta. Apo të pretendosh liberalizëm duke mos besuar në liri, konservator duke mos besuar në tradita shoqërore( familje, besim, komb) poashtu do të ishte absurde të proklamosh kapitalizëm duke mohuar ekonominë e lirë dhe pronen private. Sikur marksizmi të konfrontohet me liberalizmin të kultivuar në perëndim – apo konservatorja të sulmonte liberalen dhe marksizmin rreth qasjes ndaj: familjes, besimit, kombit. Nëse ka kaq shumë diferecime në mes ideologjive politike/filozofike” çfarë mund të thuhet kur përballet feja si tërësi dhe filozofia si tërësi në mes veti? Sigurisht që mund të jesh fetar dhe filozof, por kurrë nuk mund të bashkohet fanatizmi fetar me filozofinë, assesi, sepse tek filozofia ekziston pikëpyetja e mohuar nga dogmatiket besa edhe nga demagoget “pragmatik”! Filozofia kërkon studimin e fesë duke u drejtuar kah teologjia – ekziston dallimi në mes klerikut dhe teologut: kleriket flasin me ‘fe’ derisa studiuesit dhe lexuesit e teologjisë flasin rreth fesë. Edhe Orientalizmi si studim i njëanshem trajton fenë dhe kulturat, por mënyra si i referohet popujëve joperëndimor është raciste.

Gazetari i CNN: Fareed Zakaria i’a kushton disa faqe “rrezikut të oksidentalizmit” në librin e tij “E ardhmja e lirisë” sigurisht që oksidentalizmi është racizëm pasiqë ajo n’a cenon edhe neve si shqiptarë/evropian, por pse nuk duhet të trajtohet edhe “rreziku nga ”orientalizmi” pasiqë atakohen keq popujt joperëndimor e kjo e rrezikon botën me “përplasje të civilizimeve”. Në mënyrë diskrete duhet analizuar ndërlidhjet e fesë dhe filozofisë – shembull kemi filozofi islame, filozofi krishtere, mandje “feja budiste” njihet si filozofi shpirtërore. Duke e shtuar edhe filozofinë iluministe-sekulariste, e cila luan një rol të madh në filozofinë klasike bashkohore. Është gabim i madh ta quash filozofinë “armik” të fesë, apo fenë( e predikuar në mënyrë tolerante) ta quash “armik” të filozofisë, përkundër që kanë diferencime në mes veti përplasja masive nuk duhet ndodhë sepse plotësimi i njëra tjetrës do të ishte zgjidhja më e mirë për një botë më të sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button