LR-PDSH, kryetare e Forumit të Gruas në Kumanovës u zgjodh Lutfije Veseli

Sot në Kumanovë është mbajtur Kuvendi i degës, ku janë zgjedhur përfaqësueset e Forumit të gruas të Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Kryetare e Forumit të Gruas për degën e Kumanovës është zgjedhur Prof. Lutfije Veseli, e cila falënderoi kuvendaret e pranishme për besimin e dhënë dhe tha që do të kontribuojë që femrat e Kumanovës por edhe në përgjithësi të kenë vendin e duhur edhe në sferën e politikës.

Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari para të pranishmëve tha se femra shqiptare duhet të zërë vendin e merituar edhe në politikë.

“Shqiptarët shpesh betohen në familje, sepse familja është institucion i shenjtë për neve, ndërkaq gruaja dhe nëna shqiptarë  është simbol i edukatës dhe zhvillimit të familjes. Fëmijët janë ato për të cilët jetojmë, punojmë dhe sakrifikojmë, andaj në LR-PDSH femra do ketë vend të veçantë. Ne do të mundohemi që femra shqiptare të ketë impakt sikur në familje, po ashtu edhe në shoqërinë tonë”, tha Taravari.

Ndryshe, Kuvendi i degës për Forumin e Gruas në Kumanovë mbahet në vigjilje të Konferencës së Gruas që në nivel republikan do të mbahet javët në vijim, pas përfundimit të gjithë kuvendeve të degëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button