Incident ruso-turk në Egje

Tensionohen sërish marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë, ndërsa luftanijet ruse kanë hapur zjarr paralajmërues ndaj një anije turke në detin Egje.

Përmes një komunikate, Ministria Ruse e Mbrojtjes njofton se është shtënë drejt mjetit lundrues nga Turqia për të shmangur një përplasje. Ata thirrën edhe atasheun turk në Moskë për t’i raportuar incidentin. Sikurse është bërë me dije, peshkarexha turke është afruar në një distancë prej 600 metrash, para manovrimit të saj që pasoi të shtënat me armë të kalibrit të vogël.

Mësohet se asnjë pjesëtar ekuipazhi nuk është lënduar, transmeton VizionPlus.

Tensionet mes Ankarasë dhe Moskës u rritën, pasi bombarduesit turq rrëzuan një avion rus që kishte shkelur hapësirën e saj ajrore. Incidenti shkaktoi përplasje diplomatike mes Rusisë nga njëra ana dhe NATO-s e SHBA-së nga ana tjetër, të cilët qëndruan përkrah Turqisë në këtë historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button