Arabi Saudite, për herë të parë një grua bëhet këshilltare komunale

Në zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Arabinë Saudite, një grua e kandiduar në Mekë ka arritur të bëhet pjesë e Këshillit komunal, dhe me këtë për herë të parë në historinë e vendit një grua të bëhet këshilltare komunale.

Kryetari i Komunës së Mekës dhe kryetari i Komitetit të Koordinimit zgjedhor në Mekë Usame el-Bar deklaroi se kandidatja e lagjes Mudrike të Mekës, Selime Binti Uteybe, sipas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, ka fituar votat për të hyrë në këshillin e komunës.

Sipas ligjeve të Arabisë Saudite, gratë nuk kanë patur të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Me ndryshimin të cilin e bëri në shtator të vitit 2011 ish-Mbreti i ndjerë saudit Abdullah Bin Abdulaziz është krijuar mundësia për pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button