Podgoricë, protesta kundër anëtarsimit të Malit të Zi në NATO

Rreth tre mijë njerëz protestuan në Podgoricë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Nga protesta u dërgua mesazhi se vendimi për këtë çështje duhet të bëhet nga qytetarët përmes referendumit, në të kundërtën: “Mali i Zi do të jetë në prag të luftës civile”, raporton Anadoly Agency.

Dhjetë ditë pasi Këshilli i NATO-s edhe zyrtarisht ftoi Malin e Zi për t’u bërë pjesë e Aleancës, në Podgoricë sonte protestuan kundër këtij vendimi.

Në protestë morën pjesë mbi tre mijë qytetarë, të cilët mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë. Gjithashtu, protestuesit mbanin pankarta me fotografinë e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Kishte edhe pankarta ku shkruhej “Jo në NATO, jo në luftë”, kurse turma këndonte “Rusinë, Rusia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.

Lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç tha se nuk do të pajtohen që Mali i Zi të hyjë në NATO.

“Ky është tubimi i parë, dhe do të ketë edhe më shumë deri në organizimin e referendumit për anëtarësim. Në qoftë se përmes mashtrimit, në Parlament apo diku tjetër, sillet vendim për anëtarësimin në NATO, Mali i Zi do të jetë në prag të luftës civile”, tha Mandiç.

Ish-presidenti i Malit të Zi dhe ish-Kryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Momir Bullatoviç, i cili u prit me ovacione, tha se në protesta kishte ardhur si një qytetar i shqetësuar.

“Nuk duhet që qytetarët të heshtin para ftesës së NATO-s, e cila në vitin 1999 sulmoi Jugosllavinë. Bombat ranë edhe në Mali të Zi, jo vetëm në Murinë, por edhe në bregdet, në Podgoricë, Danilovgrad. Nuk mund që me kërkim falje të fshihen këto”, tha Bulatoviç, i cili parashtroi pyetjen se çfarë donë të thotë ftesa e NATO-s.

“Ju duhet të pranoni se ne ekzistojmë, siç pranojmë ne. Lutem që të ulemi të gjithë dhe të pranojmë njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi nëse ne jemi shumicë, por e rëndësishëm është zgjatja e dorës. Asnjë përparim të dukshëm nuk e ka bërë Mali i Zi që të jetë në NATO, që na ka ftuar për të mbledhur sa më shumë ushtarë kundër Rusisë”, tha Bullatoviç, duke shtuar se në protestë e kanë sjellë “hijet e ushtarëve, policëve dhe civilëve të rënë në Kosovë”.

Kryetari i Partisë Punëtore, Janko Vuçiniç tha se “NATO është një përbindësh që ushqehet me fatkeqësinë e gjakut e popujve të pushtuar”.

“Hajdutët e botës kanë ftuar hajdutët vendorë që t’ju bashkohen, kjo është ftesa për NATO. Gënjejnë kur thonë se është arritur progres në demokratizimin e shoqërisë. Deri sa ne jemi gjallë, nuk ka vend për Malin e Zi në NATO”, tha Vuçiniç.

Protesta ishte e qetë, dhe u ndjek nga një numër i madh i policëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button