Liderët do të takohen të martën

Liderët e katër partive më të mëdha politike të cilët janë nënshkruese të Marrëveshjes së 2 qershorit do të takohen të martën. Tema e takimit të liderëve do të jetë përbërja e KSHZ-së, si dhe çështjet lidhur me mediat, ka informuar kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai pret që në takim të arrihet marrëveshje për përzgjedhje të anëtarëve të KSHZ-së dhe Komisioni të filloj me punë nga java e ardhshëm. Nga VMRO-DPMNE thonë se suksesi I takimit të liderëve varet edhe nga strategjia e LSDM-së e cila dëshiron anulimin e zgjedhjeve.

Gruevski akuzoi se LSDM nuk dëshiron që të zgjidhen anëtarët e KSHZ-së në mënyrë që të anulohen zgjedhjet ndërsa Zaev thotë se duhet të zgjidhen ekspertë pa ngjyrime partiake dhe politike. Ai vlerëson se partitë në pushtet po pengojnë përzgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button