Të pavërtetat si rezultat i error sistemit në shëndetësi

 

I nderuari miku im Nasuf,

 

Departamenti i Shëndetësisë pran Lëvizjes për Reforma-PDSh mbajti pres konferencën e katërt me radhë duke trajtuar problematika të rëndësishme në shëndetësinë e Maqedonisë. Në asnjërën nuk reaguat edhe pse temat janë të rëndësisë shumë të lartë. Pas presit të fundit mua dhe kolegëve të këtij grupi të fuqishëm intelektual na befasoi reagimi Juaj i cili më shumë ka emocione dhe adresim personal se sa prononcim institucional dhe për fat të keq, përsëri shpaluat shumë të pavërteta edhepse sipas informatave shumë të sakta, keni angazhuar shumë personel të ministrisë në orët e pasditës për të siguruar informata, por autori i tekstit nuk i ka bluajtur sa duhet duke ju shkaktuar dëm personalitetit tuaj, për të cilin kam respekt dhe konsideratë.

Unë jam në shëndetësi më shumë se ju që jeni në politikën shëndetësore, që për fat të keq ju dhe partneri juaj i koalicionit atë e keni shëndruar në shëndetësi të politizuar, por mos e zgjas na jepet rasti e do debatojmë në këtë temë që është kancer i shëndetësisë dhe gjitha fushave tjera.

Dua t’ korigjoj insajderët tuaj si vijon:

  1. Në SHBA nuk isha në edukim (për fat të keq) por ishte një vizitë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Shkup në shtetin e Vermontit ku pata rastin te vizitoj Qendrën Klinike në Burlington për 4 ditë!!!

Dëshmitar për këtë e keni kolegun e nderuar, Dr.Ilir Hasanin dhe oranizatorët Ljupço Andreevski dhe Igor Kralev.

  1. Në Novi Sad isha në edukim për Retinopatinë Prematurike i propozuar nga Klinika e Oftalmologjisë në Shkup në vitin 2008, jo si sahanlëpirës politik, por si ekspert i fushës të oftalmologjisë pediatrike. Profesorja Oros disa herë ishte në Shkup duke i asistuar në operacionet që zgjasnin deri në orët e hershme të mëngjezit e ministria asnjëherë nuk ja kompenzojë harxhimet e rrugës dhe honoraret dhe lirisht mund ta pyetni informatorin tuaj përse profesoreshën nuk mundemi ta ftojmë për një ligjeratë dhe për ti dhënë një copë mirënjohje për krejt çfar bëri për fëmijët e Maqedonisë!!! Me angazhim mbinjerëzor personalisht kam kontrolluar mbi 2000 fëmijë e kam operuar rreth 170 fëmijë, një operacion në Turqi kushton 4000 euro. Lute informatorin ti llogarite keto shifra.

Pasi jam i vetmi në këtë fushë SIPAS JUVE DHE INFORMATORIT TUAJ KUSH DUHET TË JETË SHEF I KËTIJ KABINETI?!?

  1. Për ti përvetsuar operacionet e strabizmit miqt e mi nga Turqia më mundësuan trajnim në këtë fushë deficitare në Maqedoni edhe atë në Klinikën Universitare të Marmarasë, te prof.Ogut. Asnji kompenzim nga shteti, bile duheshte ta shfrytëzoj pushimin e rregullt. Deri tash kam operuar mbi 30 fëmijë e një operacion i tillë kushton 2000 euro e ju tash përsëri luteni informatorin për llogaritje.
  2. Është e vërtetë se në Kijev dhe Stamboll isha për kataraktën kongjenitale, por, i nderuari miku im Nasuf, nuk mund t’i operoj fëmitë se aparatet speciale për anestezion me vite flejnë nëpër kuti te Klinika e Pediatrisë, e në anën tjetër fëmitë operohen nëpër klinika private e disa që kanë fat apo “fat” operohen jashtë shtetit duke humbur nga thesari i çmuar i fondit shumë mjete finansiare.
  3. Sa i përket KËSHILLIT DREJTUES në klinikën ku punoj e vërteta është se në vitin 2007 u propozova nga e ndjera Prof.dr. Elena Xhajkovska si anëtar, dëshmitar e keni z.Islam Ziberin, ish-kryetarin e atëhershëm. Me emërimin e drejtorit aktual, dr.Iljaz Ismailit u zgjodha për kryetar të këshillit drejtues (në asnjë moment si kuadër partiak) me insistimin e tij dhe sekretarit të atëhershëm. Dëshmitar: dr.Iljaz Ismaili dhe dr.Lule Hoxha, anëtare aktuale e këshillit.

Sa i përket betimit të Hipokratit, as ministri aktual (jurist), as zëvendësministri (jurist) por edhe Juve (jurist) nuk mund t’ja dini vlerën, edhe sikur ta lexoni çdo ditë. Lirisht mund ta angazhoni informatorin tuaj e të vërtetoheni se mbi 50% të pacientëve të mi janë joshqiptarë, pastaj sytë janë njëlloj të ndërtuar te gjithë e asnjëherë nuk kam bërë ndarje nacionale apo regjionale.

Ju këshilloj dhe Ju lus, mos futni përçarje ndër mjek dhe personel tjetër, jemi pak, por ne funksionojmë dhe bashkëpunojmë në nivel të lartë si në mjekimin interdiciplinar ashtu edhe në avansimet shkencore dhe akademike.

Të flasim për POLITIKË NË SHËNDETËSI, me të cilën kanë të drejtë të merren edhe partitë “e vogla”, por ama edhe partitë “e mëdha” (gjithnjë sipas vlerësimit tuaj) e jo te merremi me SHËNDETËSI TË POLITIZUAR që në këtë rast edhe njëherë dëshmon për ERROR-in e sistemit që e udhëheqin të tjerët dhe do ta citoj kolegun Arben Taravari “Është e dhimbshme se si njerëzit ndonjëherë mbajnë mbi supet e tyre të ndershme peshën e abuzimeve të dikujt tjetër.”.

 

Me repspekt,

Ass.dr. Bekim Tateshi

Kandidat për doktor i shkencave të mjekësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button