Basha: Protesta deri në largimin e Qeverisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kryesia e partisë më të madhe të opozitës ka vendosur nisjen e sezonit të protestave, që sipas tij do të kenë në qendër kundërshtimin e buxhetit të vitit 2016.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Basha ka bërë me dije se protesta e radhës pas asaj të 8 dhjetorit do të jetë më 17, jashtë selisë së Parlamentit për të kundërshtuar votimin e buxhetit.

“Këmbanat bien për qytetarët shqiptarë, për një bashkim të madh të enjten më datë 17, përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku banda kriminale në pushtet, që mbylli me ligj hetimin për vjedhjen më të madhe prej 600 mln euro, dëshiron t’i rekuperojë këto para duke u vendosur shqiptarëve taksa të reja e më të larta për 2016.

Pra, shkurt, të enjten në Parlament banda e kusarëve do të mundohet të konfirmojë me kartonat shurdh-memecë të deputetëve të oligarkisë atë që shumica e shqiptarëve, demokratë e socialistë, nuk e duan. Një buxhet të konfirmimit të krizës, të dështimit të kësaj qeverisjeje, të katastrofës kombëtare.

Ne do përpiqemi ta ndalojmë me çdo kusht këtë buxhet, në Parlament me deputetët tanë dhe jashtë me qytetarët. Ky është vendimi i PD, sezoni i protestave nis më 17 dhjetor për të mos u ndalur deri në largimin e qeverisë Rama-Meta”, ka thënë Basha, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button