UEFA: Shqiptarët na “çmendën” për bileta

Tifozët shqiptarë kanë “pushtuar” UEFA-n përmes interesimeve të shumta për bileta për Euro 2016
Momenti erdhi, Shqipëria do të njohë sot, në orën 18:00, tre kundërshtarët dhe grupin ku do të bëjë pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian 2016.

Pjesëmarrja historike e kuqezinjve në Europianin e Francës bën që shorti i sotëm në Pallatin e Kongreseve të Parisit të pritet me shumë emocion dhe ankth. Dje u nis për në kryeqytetin francez edhe delegacioni zyrtar që do të përfaqë- sojë Kombëtaren shqiptare në short.

Ai kryesohet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa drejt Parisit kanë udhëtuar edhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.sekretari Besnik Çela, trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi dhe menaxheri i saj, Alban Bushi.

Ndërkohë, ata që e presin me padurim Europianin janë tifozët kuqezi, të cilët në dy muajt e fundit kanë “pushtuar” UEFA-n përmes interesimeve të shumta për bileta.

Burime të “Panorama Sport” pranë institucionit të futbollit shqiptar, treguan dje se në korrespodencat që FSHF ka mbajtur me UEFA-n gjatë ditëve të kaluara, mësohet se kjo e fundit ka konfirmuar interesimin e jashtëzakonshëm që kanë shtetasit shqiptarë për pajisjen me bileta për ndeshjet e Europianit të Francës.

“Mijëra e-maile dërgohen çdo ditë nga tifozë shqiptarë anembanë botës në kanalin zyrtar të UEFA-s për shitjen e biletave. Ky fakt ka çuditur jo pak qeverinë e futbollit, nisur edhe nga fakti se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk pritej një interesim kaq i madh”, treguan për gazetën dje burime në FSHF për impaktin që ka pasur UEFA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button