Haradinaj fton Gjilanasit të dalin nesër në protestë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit që të shtunën duke filluar nga ora 13:00 të mblidhen në sheshin e këtij qyteti dhe të protestojnë në mënyrë paqësore kundër dy marrëveshjeve që opozita po i kundërshton, ajo për Asociacionin e komunave serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 të protestojmë paqësisht kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Shihmi neër”, thuhet në mesazhin e Haradinajt.

Manifestimi do të mbahet në sheshin para Teatrit të qytetit në Gjilan, ndërsa opozita ka thënë se edhe kësaj here do ta shprehin masivisht, vullnetin e qytetarëve të Anamoravës për një shtet sovran e funksional.

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë protestuar edhe të shtunën e kaluar në Gjakovë duke kundërshtuar kështu këto dy marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button