Qyteti i Shkupit nuk realizon masat e paralajmëruara për parandalimin e ndotjes së ajrit

Qyteti i Shkupit edhe përkundër paralajmërimeve, nuk po realizon masat e paralajmëruara një ditë më parë për të parandaluar ndotjen e ajrit mbi të lejuarën. Edhe pse Qyteti i Shkupit u zotua se do të niste pastrimin dhe kontrollin e përditshëm të rrugëve të qytetit, sidomos në pjesën ku aktualisht po kryhen ndërtime të ndryshme, ekipi i ALSAT M-së, nuk e vërejti një gjë të tillë.

Ndotja e ajrit, përkatësisht koncentrimi i grimcave PM10 është më i lartë gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Qytetarëve i është apeluar që të mos dalin pa nevojë jashtë, veçanërisht fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat e moshuar, gjithashtu rekomandohet që të evitohet ajrosja e hapësirave të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button