Erdogan i përgjigjet Mark Zuckerberg për komentet ndaj myslimanëve

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i është përgjigjur themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili nëpërmjet Facebook, shpehu përkrahje për myslimanët pas komenteve të Donald Trump.

Erdogan thotë se rrjetet sociale për qëllime të tyre po i shfrytëzojnë njerëzit e ‘pafajshëm’.

“Rrjetet vrastare që abuzojnë për qëllimet e tyre masakrojnë njerëz të pafajshëm çdo ditë, në veçanti myslimanët. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman, një mysliman nuk mund të jetë terrorist”, tha ai.

“Dëshiroj që ta dini se ju jeni gjithmonë të mirëseardhur këtu dhe se ne do të luftojmë për t’i mbrojtur të drejtat e juaja dhe të krijojmë ambient paqësor dhe të sigurt për ju”, kishte thënë Zuckerberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button