Gruevski: Sulmuesit e Maqedonisë, efektin e goditjes së popullit, do ta shohin më 24 prill!

Nikolla Gruevski në një intervistë për “Pres24”, ka folur lidhur me publikimin e bisedimeve të  përgjuara nga ana e opozitës dhe marrëveshjes së Përzhinos që pasoi si epilog pas krizës politike në vend.

Ai shtoi se i është mirënjohës popullatës që edhe krahas të gjitha përpjekjeve, ka vepruar me mençuri në momente kyçe.

“Thellësisht jam mirënjohës dhe me të vërtetë nuk do të lejoj të hidhet poshtë mbështetja e madhe që e kemi përkundër gjithë kësaj fushate të pistë. Sulmuesit Maqedonisë ia humbën një vit e gjysmë vendit tonë, një periudhë të gjatë jetojmë në robëri, por populli është mburoja e mëmëdheut tonë, dhe ai ua dha goditjen më të fortë, efektin e vërtetë do ta ketë në zgjedhjet e ardhshme”, thekson Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button