LR-PDSH: Bekim Neziri të mos flasë në emër të korporatës amerikane LEAR

“Është për të ardhur keq, që ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri me aq mendjelehtësi merr të drejtën të flet në emër të investitorit amerikan, korporatës LEAR, pa prezencën e tyre!”, reagojnë nga LR-PDSH.

Sipas tyre, është kjo është tentim për të manipuluar me opinionin ngase punësimet që parasheh kjo korporatë amerikane, nuk janë në duart dhe në vullnetin e Bekim Nezirit. LR-PDSH, nëpërmjet një komunikate pohon se Neziri nuk do të ketë qasje dhe nuk ka njohuri mbi kriteret që do t’i përcaktojë Departamenti i Burimeve Njerëzore të korporatës LEAR.

“I nderuar, Bekim Neziri në takimin që keni organizuar me përfaqësues të Zonës së lirë ekonomike në Tetovë, ju mundeni lirisht të flitni për dështimet e juaja si Ministër dhe jo në emër të investitorit amerikan. Kontrata me korporatën “Lear” është nënshkruar më datë 16 Korrik të vitit 2015, ndërsa ju Bekim Neziri, si ministër i Ekonomisë dhe BDI si parti qeverisëse nuk e patë të arsyeshme që të ndihmoni menaxhmentin e kompanisë që të përshpejtohen procedurat për fillimin e punimeve. Prandaj sot, kjo kompani, 5 muaj pas nënshkrimit të kontratës, ende nuk ka arritur të sigurojë as lejen për ndërtimin e objektit. Për të vërtetuar që nuk jeni në rrjedha me planet e investitorit, po ju tregojmë disa të dhëna të tjera që ju si ministër i Ekonomisë do të duhej ti dini më mirë:  150 punësimet e para do të bëhen në repartin prodhues në Gostivar, ndërsa 800 punësimet vijuese në Zonën e lirë Ekonomikë të Tetovës do të bëhen në muajin Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2016 dhe jo në Maj ashtu siç shpreheni ju. Pjesa e punësimeve, sipas paralajmërimeve të korporatës do të bëhet deri në fund të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button