“Time” zgjedh Angela Merkelin për personalitet të vitit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zgjodh si personaliteti i vitit 2015 nga e përjavshmja amerikane “Time”, e cila vlerësoi kapacitetin e saj për t’u bërë ballë sfidave që janë shfaqur në Evropë gjatë gjithë vitit.

Drejtoresha e javores, Nancy Gibbs, përmendi reagimin e Angela Merkelit përballë krizës greke, asaj të emigrantëve dhe përgjigjen e saj përballë kërcënimit të grupit “Shteti Islam”. “Ju mund të jeni ose jo dakord me Merkel, por ajo nuk zgjedh rrugën më të lehtë”, theksoi ajo në një komunikatë. “Liderët janë testuar vetëm ku popujt nuk dëshirojnë t’i ndjekin”.

“Meqë ajo ka kërkuar më shumë për vendin e saj sa shumica e politikanëve do të kishin guxuar, meqë ajo i ka bërë ballë tiranisë dhe oportunizmit dhe meqë ajo shfaq një lidership moral të vendosur në një botë ku është i rrallë, Angela Merkel është personaliteti i vitit i të përjavshmes amerikane “Time”.

Kancelarja gjermani kryesoi, në renditje, kreun e grupit xhihadist “Shtetit Islam”, Abou Bakr al-Baghdadi, kandidatin amerikan për parapraket republikane, Donald Trump, lëvizjen amerikane për të drejtat e njeriut “Noirs Black Lives Matter” dhe presidentin iranian, Hassan Rohani, transmeton Zeri.

Angela Merkel, personaliteti i vitit – Time

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button