SHBA, shtetasi gjerman me origjinë turke në listën e terroristëve

Një shtetas gjerman me orgjinë turke është vendosur në listën e terroristëve nga ana e SHBA-ve, bëri të ditur të mërkurën Stejt Departamenti amerikan i Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve amerikane, Emrah Erdogan është anëtar i Al-Kaedës dhe Al-Shabaab i cili ka rekrutuar luftëtarë dhe ka ngritur fonde për të dyja grupet.

Ai pretendohet se ka trajnuar militantët që kryen sulme në Kenia dhe Uganda para se të arrestohet në Tanzani dhe të kthehet në Gjermani në vitin 2012.

Ky përcaktim i SHBA-ve pason vendimin e OKB-së në fillim të këtij muaji për të vendosur Erdoganin në listën e sanksioneve të anëtarëve të Al-Kaedës.

Erdogan aktualisht vuan dënim me burg prej shtatë vitesh në Gjermani për “bashkim me grupet militante në Pakistan dhe Somali dhe për një telefonatë për një kërcënim të rremë terrorist të sulmeve në Pakistan dhe në Gjermani në nëntor të vitit 2010”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button