Haradinaj: Do ta pengojmë seancën parlamentare të së hënës

Partitë opozitare nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila është paralajmëruar për të hënën. Pengimin edhe të kësaj seance e ka konfirmuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai bëri të ditur se kjo seancë do të kundërshtohet, ndërsa ceku se kundërshtimi mund të jetë në forma të ndryshme.

“Jemi në diskutim e sipër si opozitë për mënyrën e kundërshtimit. Kundërshtimi vazhdon i mbajtjes së seancave , pa u anuluar marrëveshjet. Jemi po ashtu në aktivitet edhe në terren me tubimet. Pra do të jetë një formë e kombinuar e kundërshtimit edhe për këtë seancë të radhës”, tha Haradinaj.

Në lidhje me fjalimin e fundvitit të presidentes Atifete Jahjaga, Haradinaj ka vlerësuar se ky fjalim është i pakuptimtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button