Apple sfidon Mophie

Çfarë e bën një këllëf baterie për smartphone të jetë ‘smart’? Është një pyetje që Apple po përpiqet ti japë përgjigje me brandin e saj të ri të Smart Battery Case për iPhone 6 dhe 6S.

Kushton vetëm 99 dollarë, i vlefshëm nga dita e sotme, sipas “The Verge” dhe është konkurrenti i Apple ndaj Mophie dhe kompanive të tjera që ofrojnë prej vitesh produkti të ngjashëm.

Objektivi është që tu japë poseduesve të iPhone 6 dhe 6S një bateri më jetëgjatë Apple siç e kanë modelet “Plus”.

Nga ana tjetër, Apple ka pranuar se performanca e baterisë në iPhone 6 dhe 6S është një pikë e dobët e kësaj pajisje. Por me 99 dollarë kjo pengesë kalohet. Megjithatë ky model nuk ofron më shumë jetëgjatësi se konkurrentët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button